“Golden Globe” i besohet Jimmy Fallon

03/08/2016 00:00

Këtë vit eventi i rëndësishëm i “Golden Globe Awards” i është mirëbesuar komedianit Jimmy Fallon , i mirënjohur për “The Tonight Show në NBC”.

Edhe pse Fallon është mësuar me botën e spektaklit që në moshë të vogël, thotë se ka shumë emocione për këtë ceremoni ndarjesh të çmimeve, pasi është hera e parë që ai do të ngjitet në skenën e “Golden Globe Awards” , eventin më të rëndësishëm të Hollywood.

Drejtori i “NBC”, Robert Greenblatt, u shpreh i lumtur për përzgjedhjen e Jimmy Fallon në këtë spektakël.

“Ky është eventi më spontan dhe që ka më shumë gjallëri, ndaj Jimmy me sensin e tij brilant të komedisë është ideali për të mbajtur sensin e humorit dhe për të realizuar sa më mirë spektaklin”, u shpreh Greenblatt.

Në mbrëmjen e 10 janarit do të marrin pjesë emrat më të mirënjohur të Hollyëoodit të cilët do të nisin eventin me parakalimin në tapetin e kuq, do të vijojnë me spektaklin dhe do të përfundojnë me darken VIP.

Sezoni i ndarjes së çmimeve të kinematografisë finalizohet me “Oscar Awards” në muajin shkurt. Rreth 19 milionë amerikanë qëndrojnë të mbërthyer pas ekranit, ndërsa “Golden Globe” transmetohet në televizionin “NBC”.

Top Channel