Identifikohet viktima e Himarës, ishte turist rus

03/08/2016 00:00

Personi që humbi jetën në bregun e Himarës këtë të mërkurë, është një turist rus, 43-vjeçar që kishte zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime familjare.

Denis Kaiumov ndodhej në Himarë me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Livadhit, ku Policia dyshon se ai është goditur nga një mjet uji .

43-vjeçari kishte dalë në det me kostum ujor për të parë nën ujë.

Nuk dihet kur është goditur nga një mjet detar, por në trupin e tij u gjetën plagë të shkaktuara me gjasa nga helika e ndonjë mjeti ujor.

Sipas policisë, trupi i 43-vjeçarit u gjet rreth 500 metra larg nga bregu, nga një skaf që sa kishte dalë në det me familjen e tij. 

43-vjeçari ishte ende gjallë kur u gjet, por humbi jetën në spital nga plagët e rënda të marra në kokë dhe trup.

Policia është duke punuar për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes.

FOTO GALERI
1/5
Skafi që nxorri në breg viktimën, shtetasin rus, Denis Kaiumov

Top Channel