Kombëtarja e basketbollit, 19 lojtarë të grumbulluar për “Eurobasket 2017”

03/08/2016 00:00

Vazhdojnë përgatitjet e ekipit tonë kombëtar të basketbollit, të grumbulluar pas mëse 3 vitesh mungesë, për kualifikueset e Europianit “Eurobasket 2017”.

Në grumbullimin e parë të trajnerit te ri, qipriotit Andonis Kostandinidhis, ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, i cili në një konferencë për shtyp ka folur për projektin e ri të ringritjes së përfaqësueses së basketbollit.

“Kemi filluar një projekt që shpresojmë që kjo kombëtare në 2-3 vitet e ardhshme të jetë dinjitoze. Ekipi kombëtar, përveç stërvitjes që do të ketë, ka edhe 2 turne, që është njëri në Qipro, në datën 16 deri më 22 dhe një në Estoni. Pra ndodhemi përballë 12 apo 15 ndeshjeve, që pavarësisht se janë miqësore, duam të tregohemi dinjitozë”, thotë Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.

Ky grumbullim i përfaqësueses ka rreth 19 lojtarë, ndërkohë që trajneri Kostandinidhis tregon se ftesa i është bërë më shumë basketbollistëve, kryesisht nga ata që luajnë jashtë, por që nuk kanë pranuar të vijnë për disa arsye.

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

“Jam i zhgënjyer nga disa lojtarë që kam kontaktuar dhe i kam ftuar në këtë grumbullim të parin timin dhe për arsye personale kanë refuzuar. Unë e respektoj vendimin e tyre, por dua të theksoj se këta 19 lojtarë që kanë ardhur dhe janë këtu për të ardhmen do të kenë përparësi kundrejt kujtdo tjetër që do të vijë. Dua të jem i qartë në këtë pikë, për lojtarët që janë këtu dhe ata që nuk erdhën”, thotë trajneri Antonis Konstandinidhes.

Lojtarët që nuk kanë pranuar të vijnë konsiderohen të një niveli të lartë, që sigurisht do të kishin një kontribut të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së ekipit tonë përfaqësues. Bëhet fjalë për Klaudio Ndojën, i cili aktivizohet në Itali me Bolonjën; Franko Bushatin, gjithashtu në Itali me Breshan; Rei Pullazin, po në Itali me Bergamon; por edhe për një lojtar amerikan, për të cilin procesi për t’i dhënë pasaportë shqiptare ka filluar me vonesë. Ai është Kevin Dilard, i cili këtë vit ka firmosur në Turqi me Pinar Karsiyaka.

Top Channel