Thaçi: Demarkacioni mbështetet nga presidenti Obama. Të dëshmojmë se jemi shtet serioz

03/08/2016 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në debatin për demarkacionin me Malin e Zi tha se, ky debat i ka munguar Kosovës prej një viti.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që të kontribuoj në këtë debat të sotëm. Më lejoni që në fillim të vlerësoj nismën tuaj për të zhvilluar këtë debat, që Kuvendit por edhe tërë opinionit publik në Kosovë t’i prezantohen faktet rreth procesit të demarkacionit të Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi. Ky debat i ka munguar Kosovës prej një viti. Kjo do ta rrisë edhe më shumë transparencën e këtij procesi”, tha presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit kosovar shtoi se kjo, gjithsesi do të sjellë vendime të bazuara në informacione të drejta dhe të plota, në dobi të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. “Që në fillim dua të theksoj se çështja e demarkacionit, si problem shtetëror, është inekzistent”, u shpreh Thaçi.

Top Channel