Veliaj: Zgjidhje ujit të pijshëm për 1500 banorë të Shkozës

03/08/2016 00:00

Bashkia e Tiranës i jep zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Shkozës, të cilët prej më shumë se 20 vitesh vuanin nga mungesa e ujit dhe detyroheshin të furnizoheshin me bote.

Me investimin e ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime Tiranë në këtë zonë, bëhet e mundur që 1500 banorë të Njësisë Administrative nr.1 të furnizohen me ujë nëpërmjet rrjetit të ri.

“Kemi vendosur që në këtë zonë, të cilën e përfshin njësia 1 dhe është zhvilluar kryesisht pas viteve ’90, të investojmë në rrjetin kryesor të ujësjellësit që lidhet direkt me depon e ujit, për t’u siguruar që shtojmë ujin e pijshëm, në mënyrë që banorët të mos e blejnë me bot, por edhe të ndalim ndërhyrjet në rrjet”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, ky koordinim midis kompanive publike bëhet për të shmangur çdo humbje në investimet e bashkisë, ndryshe nga sa veprohej më parë kur rrugët pasi asfaltoheshin çaheshin edhe njëherë nga ujësjellësi.

Top Channel