“Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”

03/08/2016 00:00

Skenari i xhirimit të skenave në Londër i “Harry Potter dhe fëmija i mallkuar, pjesët një dhe dy” shitën më shumë se dy milionë kopje të printuara në Amerikën e Veriut, në vetëm dy ditët e para të publikimit. Lajmi njoftohet këtë të mërkurë nga “Scholastic”, një rekord që as “Hamilton” nuk e ka arritur.

Skenari bazohet në një histori të Roëling, të bashkëshkruar nga Jack Thorne dhe John Tiffany.

Kjo shifër është shumë herë më poshtë sesa 8.3 milionë kopjet e shitura në vitin 2007 në ditën e parë të “Harry Potter dhe Shenjtërit e vdekur”, e konsideruar në atë kohë si e fundit e serive të serialit fantazi të J. K. Rowling. Megjithatë, mbetet ende mes punëve të shitura më shpejt në histori dhe me një shifër rekord për shitjen e një skenari.

Edhe një redaktimi i tekstit të “Hamilton” ka qenë ndër më të shiturit gjatë këtij viti.

Rishikimet e librit “Fëmija i mallkuar” kanë qenë të përziera, por ai në lidhje me Harry Potterin ka kryesuar listën e “best seller” në “Amazon.com” dhe “Barnes & Noble.com”, teksa lexuesit anembanë Amerikës së Veriut janë parë përgjatë fundjavës nëpër festa masive në mes të natës, pikërisht për publikimin e tij.

Disa prej librave të mëhershëm të Roëling kanë arritur gjithashtu shifra të larta në Amazon dhe Barnes & Nobles gjatë ditëve të fundit.

Top Channel