10 ditë në aeroport duke pritur…

02/08/2016 00:00

Dashuria nuk njeh kufij…edhe kur bëhet fjalë për njën “romancë online”. Një 41-vjeçar holandez u shtrua në spital në Kinë pas 10 ditësh qëndrimi në një aeroport të vendit aziatik, në pritje të vajzës që kishte njohur në një rrjet social.

Alexander Peter Cirk kishte njohur në internet një 26-vjeçare kineze të quajtur Zhang. “Romanca” e tyre në rrjet kishte avancuar me shpejtësi dhe një ditë, Cirk vendosi të marrë avionin dhe të niset ta takojë “të dashurën” e tij.

I tregon asaj biletën dhe niset menjëherë. Zbret në aeroportin HUangua dhe u vendos në pritje të Zhangut…pritje që zgjati plot 10 ditë, aq sa rezistoi edhe fiziku i tij, që nuk mund ta përballonte dot më lodhjen dhe u shtrua menjëherë në spital.

Pas mori veten, ai rrëfeu për një televizion kinez aventurën e vet aspak të kendshme. Ai tha se udhëtimi ishte planifikuar dhe 26-vjeçarja ishte në dijeni. Por Zhang u bë e gjallë, këtë herë përmes telefonit në televizionin në fjalë. Ajo tha se nuk besonte se Alexander do të udhëtonte drejt Kinës dhe gjithçka e kishte marrë me shaka…shaka që i kushtoi shtrenjtë 41-vjeçarit.

Top Channel