Momenti prekës i takimit të fundit me qenin

02/08/2016 00:00

Dëshira e fundit e çdonjeriu që përqafon realitetin dhe numëron ditët që i kanë mbetur është që të kalojë sa më shumë kohë me të dashurit e vet.

Dhe pjesë e familjes për një nënë 49-vjeçare në Brazil ishte edhe Ritchie, një qen me të cilin ajo kishte një lidhje të veçantë.

Rebane Chili, 49 vjeç nga Porto Alegre në Brazil është e sëmurë terminale me kancer. Në spitalin “Ernesto Dornelles”, veç familjarëve ajo kërkoi që të shihte për herë të fundit edhe qenin e saj.

Momentin i takimit të të dyve është shumë prekës dhe videoja e publikuar fillimisht nga të afërmit e 49-vjeçares, po përhapet me shpejtësi.

Top Channel