Më 11 shtator zgjedhjet për Peshkopinë, Nishani dekreton datën

02/08/2016 00:00

Zgjedhjet vendore për Bashkinë e Peshkopisë do të zhvillohen më 11 shtator. Kjo është data e vendosur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili për t’u rikthyer në detyrë.

Qeveria e shkarkoi kryetarin e Bashkisë së Dibrës në muajin maj, pas publikimit të një videoje, ku ai shikohej dhe dëgjohej duke kërkuar favore seksuale për një vend pune.

Gjykata pranoi argumentin e qeverisë se materiali filmik ishte një provë e mjaftueshme që ajo të vendoste se Shukri Xhelili kishte cënuar rëndë figurën e zyrtarit dhe besimin tek insitucionet.

Zgjedhjet në këtë bashki priten me interes dhe shihen si test për maxhorancën për faktin se përkojnë me një periudhë të ndezur politike dhe mosmarrëveshjeve për reformën në drejtësi brenda koalicionit qeverisës.

Top Channel