Qeveri teknike, Rama: Kemi kontratë 4-vjeçare me shqiptarët

02/08/2016 00:00

Pas deklaratës së Lulzim Bashës se “kushti i opozitës për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dhe mbetet qeveria teknike”, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se “qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit”.

“Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht!… Dikush duhet t’ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe ta këshillojë që edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t’ia pranojnë çdo lloj kushti – siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi. Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter! Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!”, shkruan Rama.

Top Channel