Dy notarë rusë në Rio

02/08/2016 00:00

Federata Botërore e Notit ka vendosur që të lejojë notarët rusë të marrin pjesë në Olimpiadën e Brazilit, Vladimir Morozov dhe Nikita Lobintsev.

Të dy sportistët kishin apeluar vendimin e mëparshëm që ishte marrë ndaj tyre duke theksuar se asnjëherë nuk kishin rezultuar pozitiv në testimet e kryera.

Lobintsev dhe Morozov ishin pjesë e medaljes së bronztë që mori ekip rus në stafetën 4×100 të stilit të lirë në Olimpiadën e Londrës.

Gjithashtu Lobintsev është dhe fituesi i medaljes së argjendtë në 4x200m stil i përzier në Pekin 2008.

Top Channel