Basketboll, SHBA tmerron kundërshtarët në prag të Olimpiadës

02/08/2016 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “masakruar” sërish Nigerinë në basketboll, ashtu siç bënë 4 vite më parë, në miqësoren e fundit para nisjes për në Rio de Zhaneiro, për Lojërat Olimpike.

110-66 rezultati i një ndeshjeje pa histori, ashtu siç kanë qenë edhe 3 të tjerat e yjeve të NBA ndaj Argjentinës, Kinës dhe Venezuelës. Në këto ndeshje kanë realizuar mesatarisht 102.8 pikë, duke konfirmuar se do të jenë ata me shumë mundësi fituesit e medaljes së artë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Carmelo Anthony me 19 pikë, ndërkohë që DeAndre Jordan dhe DeMarcus Cousins dominuan lojën poshtë tabelës si gjithmonë.

Top Channel