Pato te Villarreal: Doja të luaja sërish në Champions

02/08/2016 00:00

Alexandre Pato është tashmë një lojtar i Villarrealit. Sulmuesi brazilian është prezantuar përpara 2000 tifozëve të skuadrës spanjolle dhe ka thënë se është shumë i lumtur që do të luajë sërish në Champions League.

“Doja të kthehesha në Europë dhe të luaja sërish në Champions. Ishte një mundësi shumë e mirë për mua dhe nuk mund ta lija të më shpëtonte. Bonera, me të cilin kam luajtur te Milani, më telefonoi dhe më foli shumë mirë për këtë klub. Fola edhe me trajnerin Marcelino, i cili më bindi”, tha ish-sulmuesi i Milanit, i cili në Evropë provoi edhe një aventurë të shkurtër me Chelsea.

Në sulmin e Villarreal, Pato do të ketë konkurrencën e Soldado dhe Bakambu, por shprehet se nuk ka frikë: “Do të respektoj çdo vendim të trajnerit”.

Top Channel