“Becky me… fjalë të bukura?”

02/08/2016 00:00

Rita e gjeti veten në qender të thashethemeve pas albumit të Beyonce “Lemonade” në fillim të këtij viti.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova u “përzgjodh” si një nga kandidatet për të qenë “Becky me flokë të bukura” e cila kishte ndërhyrë në martesën mes Beyonce dhe Jay Z.

Mirëpo, pavarësisht dramës që vazhdoi për disa muaj, Rita ka vetëm fjalë të mira për çiftin, duke thënë se i ka idhuj.

“Jay është njëri na idhujt e mi, ndërsa Beyonce është padyshim mbretëreshë e jetës. Ata kanë qenë miq dhe këshillues shumë të mirë. Kam mësuar shumë nga ata”, është shprehur Rita Ora në intervistën e fundit për “Cosmopolitan”.

Bukuroshja 25-vjeçare gjithashtu është shprehur se e admiron Victoria Beckham. Rita aktualisht gjendet në Nju Jork në përgatitjet të spektaklit “America’s Next Top Model”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel