Durrës, tenton t’i ikë policisë, kapet me armë pa leje

01/08/2016 00:00

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Dashamir Saka, 33 vjeç.

Saka, banor i Durrësit u ndalua nga shërbimet e rendit për armëmbajtje pa leje. Në momentin që ka parë policinë, ai është munduar të largohet dhe ka hedhur çantën e krahut, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë e tipit TT, model 54, kalibri 7.62 mm;

Saka rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Top Channel