Qeveria nderon Luiza Gegën

01/08/2016 00:00

Atletja shqiptare, nënkampionia e Europës, Luiza Gega ka mbërritur në Tiranë për një ceremoni të organizuar nga Kryeministria pas zyrtarizimit të rezultateve të saj, të arritura në Europianin e Holandës rreth 3 javë më parë.

Përgjigjja e analizave të dopingut ishin arsyeja kryesore e kësaj vonese për ceremonitë dhe nderimet ndaj atletes shqiptare e cila pas dy ditësh do të niset për në Rio, ku do të jetë dhe flamurmbajtësja e delegacionit shqiptar.

Pas përgëzimit e falënderimit nga ministrja e Sportit, Lindita Nikolla, numri 2 i qeverisë Niko Peleshi i ka dorëzuar Luiza Gegës Medaljen e Nderit duke premtuar për më shumë investime në sport në vazhdimësi.

Top Channel