Deklarata e Ahmetajt, reagon PD

01/08/2016 00:00

Pas deklaratës së ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, Partia Demokratike ka reaguar sërish.

Reagimi i plotë i PD:

Tani që plasën në shesh të vërtetat e buxhetit të ndryshuar në fshehtësi, hajdutçe, Edi Rama ka nxjerrë të justifikojë zullumin një “ekonomist” me diplomë si mësues anglishteje, që është majmur me lekët e popullit. Ky i fundit, ndoshta fut tek shifrat e punësimit edhe 100 mijë shqiptarët që kanë kërkuar azil në BE, apo 200 mijë që kane aplikuar për Green Card në SHBA.

Zbrite nga ‘charteri’ sekserin tënd të shohë mijëra familje që i ke hequr nga ndihma ekonomike e sot vuajnë për bukën e gojës, ndërkohë që paratë kanë shkuar në tendera lluksi te miqtë e bashkëpunëtorët e tu.

Ja shifrat e buxhetit të rishikuar në fshehtësi:

BUXHETI I RISHIKUAR 2016:

• Zero rritje për pagat, vazhdojnë të jenë të ngrira, duke dobësuar edhe më shumë fuqinë blerëse.

• Nuk rrit pensionet, indeksimi është poshtë detyrimit ligjor sepse inflacioni 2015 rezultoi në masën 1.9 përqind, ndërsa indeksimi vetëm në masën 1.6 përqind, duke dobësuar edhe më tej fuqinë blerëse.

• Zero rritje fondet për ndihmën ekonomike, me zero përfitim për familjet nevojtare.

• Ul me 10 përqind fondet për pagesën e papunësisë, ndonëse papunësia është më e lartë sesa ajo e para 2-3 viteve.

• Zero rritje fondet për kompensimin e ish të përndjekurve politikë.

• Ul me 34 milionë lek investimet në “arsimin bazë” (-2.5%).

• Ul me 199 milionë lek investimet në “arsimin e lartë” (-28%)

• Ul me 108 milionë lek investimet në “kujdesin parësor” (-35%).

• Ul me 140 milionë lek investimet ne “sherbimin kombetar te urgjences” (-47%).

Top Channel