“Rio 2016”, përgatitjet finale për Olimpiadën

01/08/2016 00:00

Rio de Janeiro do t’i dhurojë botës sportive një Olimpiadë të mrekullueshme pavarësisht problemeve të vazhdueshme që kanë lindur dhe po krijohen në shtetin e Amerikës Latine, kjo të paktën sipas IOC.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se pavarësisht mungesës së fondeve, shtyrjes së punimeve dhe vuajtjeve që po kalon vendi  nga kriza politike dhe ekonomike, aktiviteti që nis më 5 gusht nuk do cenohet.

Lojërat e Paraolimpike në histori që zhvillohen në Amerikën e Jugut u trumbetuan një sukses i madh ende pa nisur, por pak ditë nga ceremonia e hapjes, impiantet ende nuk kanë përfunduar.

Zgjatimi i linjës së re të metrosë që do të lidhë fshatin olimpik u hap vetëm këtë të shtunë, ndërsa në disa apartamente dhe objekte, projektet duan ende punë.

Rampa kryesore e qendrës së garave me vela u shemb në fundjavë, duke i shtuar autoriteteve, një tjetër problem në kulmin e përgatitjeve.

Top Channel