Pamjet makabre të rrëzimit të helikopterit, Moska: Ishte në mision humanitar

01/08/2016 00:00

Një helikopter rus i tipi Mi-8 u rrëzua nga rebelët në zonën e Idlibit në Siri dhe fati i pesë personave që ndodheshin në bord mbetet ende mister.

Sipas autoriteteve ruse, mjeti ishte në mision humanitar në Aleppo dhe në bordin e tij ndodheshin 3 aktivistë dhe 2 oficerë.

Në internet po përhapen me shpejtësi pamjet tmerruese të trupit të një personi, që besohet se është i pilotit, i cili tërhiqet nga rebelët zvarrë.

Bashkë me fotot nga vendngjarja, është publikuar edhe fotoja e një karte identiteti, që besohet se është ruse dhe në të shihet një femër bjonde.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se helikopteri është qëlluar rrugës në kthim drejt bazës në provincën perëndimore të Latakias pas misionit humanitar në Aleppo.

Në një deklaratë të mëvonshme, zëdhënësi i Vladimir Putin tha se Moska beson se të gjithë personat në bord kanë vdekur.

“Me aq sa jemi në dijeni ne, me aq informacion sa kemi deri më tani, besojmë se personat në bord vdiqën dhe vdiqën heroikisht sepse e rrëzuan helikopterin në një zonë të pabanuar për të shmangur viktimat në tokë”, deklaroi Dmitry Peskov.

Lajmi është konfirmuar edhe nga shoqatat siriane të të drejtave të njeriut.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel