Leroy Sane bëhet “qytetar”

01/08/2016 00:00

Quhet Leroy Sane është vetëm 20-vjeç dhe konsiderohet mes talenteve më të mëdhenj në futbollin europian. Sulmuesi i lindur në Esen të Gjermanisë është i fundit që i bashkohet projektit revolucionar të Pep Guardiolës te Manchester City.

Edhe pse duhet ende të prezantohet para mediave me detajet e fundit të kontratës, lojtari që vjen nga Schalke dhe që është ndjekur nga shumë ekipe për të gjithë verën, ka zgjedhur “Etihad Stadium”.

37 milionë paund do t’i kushtojë Leroy Sane Manchester Cityt, skuadër në të cilën ai kreu vizitat mjekësore këtë të hënë. Futbollisti me ngjyrë i kishte bërë të ditur klubit nga Gelzenkirshen se donte të luante vetëm me ekipin anglez, madje ai mund të bëjë debutimin ndaj Arsenalit në Goteborg, që këtë fundjavë.

Vetëm dy javë i mbeten Manchester Cityt për të formuar pjesët e mbetura të mozaikut para se të nisë sezoni i ri në kampionatin anglez dhe Sane i shton klas ekipit që ka vuajtur ide por jo financa në dekadën e fundit.
Gjermani Leroy Sane ka shënuar 8 gola në 33 ndeshje të Bundesligës dhe së bashku me Stones, konsiderohet mes talenteve që do mbyllin merkaton e “qytetarëve”.

Top Channel