“Provokacija” Chelsea!

01/08/2016 00:00

Mesfushori serb i Chelseat, Nemanja Matic, feston sot ditëlindjen e tij të 28. Klubi londinez, ashtu siç vepron me të gjithë futbollistët e tij, i uroi serbit me një foto në të gjitha llogaritë e saj zyrtare në rrjetet sociale.

Mirëpo, fotoja që kishte zgjedhur për “Twitter” nuk u ka pëlqyer shumë serbëve, kjo pasi mbrapa shpinës së Matic dallohet qartë një flamur shqiptar.
Shumë tifozë serb kanë reaguar duke i kërkuar të hiqet fotoja, por klubi nuk mendon kështu.

Në të vërtetë, duket se foto nuk është zgjedhur rastësisht nga skuadra, pasi aty Matic duket në miqësoren ndaj Real Madrid ku Chelsea u paraqit për herë të parë me fanellën e dytë dhe mund ta shfrytëzonte për reklamim të fanellës.

Gjithsesi, kohë më parë, Matic u bë pjesë e një debati të njëjtë kur pozoi mbrapa një baneri ku shkruhej “Karabaku është Armeni, Kosova është Serbi” me disa tifozë të tjerë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel