Thaçi vendos Papa Françeskun në zyrë

01/08/2016 00:00

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka gjetur një vend shumë të posaçëm për të vendosur një fotografi.

Pikërisht në ballë të zyrës së tij, Thaçi ka vendosur fotografinë me Papa Françeskun, të cilin e kishte takuar muaj më parë në Vatikan.

Presidenti Thaçi ishte pritur në një audiencë private nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Në takimin me Atin e Shenjtë, që kishte zgjatur më shumë se gjysmë ore, Thaçi kishte theksuar se vlerat që përfaqëson Selia e Shenjtë, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca, janë vlera për të cilat është duke u angazhuar edhe Kosova.

Top Channel