Mustafa: Asociacioni, i ndërlidhur me zhbërjen e strukturave paralele

01/08/2016 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një vizite në fshatin Plemetin ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai bëri të ditur se dialogu do të vazhdojë, ndërkaq për Asociacionin e Komunave serbe tha se ndërlidhet me zhbërjen e strukturave paralele.

Mustafa, këto deklarata i bëri në fshatin Plemetin, ku kanë filluar punimet për ndërtimin e një ure.

“Dialogu do të vazhdojë. Asociacioni ndërlidhet me zhbërjen e strukturave paralele, të cilat po funksionojnë. Prandaj unë mendoj se ky proces duhet të jetë i tillë që të zhvillohet në mënyrë të koordinuar”, tha Mustafa.

Top Channel