Për herë të parë në 16 vite, në skenën e Teatrit “Neil Simon” është rikthyer muzikali i famshëm “Cats”.

Për të gjithë nostalgjikët e këtij “musical”-i, ngjyrat, kostumet , kërcimet, këngët ishin po aq të larmishme, si ato të “West End” në vitin 1981, kur “Cats” performuan për herë të parë.

Çdo kostum përfaqëson nga një karakter të veçantë të protagonistëve. Kompozitori i vepres, Andrew Lloyd Webber tha se ishte i kënaqur me punën, edhe pse ishte dashur shumë përgatitje që “Cats” të ringjiteshin në skenë.

“Nëse ju vini dhe e shihni, me siguri nuk do e mbani mend si ishte më përpara. Dua të them se kujtesa e asaj që kemi parë 15 apo 20 vite më përpara venitet. Pra duhet të shihni ‘Cats’ sërish, edhe sigurisht ato do të jenë të mirë si atëherë”, tha Lloyd Webber.

“Cats” është vënë në skenë për publikun mbi 7.485 herë deri në vitet 2000. Kasti i tij ka performuar në mbi 30 vende të botës dhe është përkthyer në 15 gjuhë të ndryshme.

Top Channel