Koalicioni testohet në Dibër, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Xhelilit

01/08/2016 00:00

Në Bashkinë e Dibrës do të ketë zgjedhje. Ankimimet kundër shkarkimit të Shukri Xhelilit morën fund me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoi kërkesen e kryebashkiakut për t’u kthyer në detyrë.

Qeveria e shkarkoi kryetarin e Bashkisë së Dibrës në muajin maj, pas publikimit të një videoje, ku ai shikohej dhe dëgjohej duke kërkuar favore seksuale për një vend pune.

Gjykata pranoi argumentin e qeverisë se, materiali filmik ishte një provë e mjaftueshme që ajo të vendoste se, Shukri Xhelili kishte cënuar rëndë figurën e zyrtarit dhe besimin tek insitucionet.

Sipas Kushtetuetes, Presidenti duhet të shpallë zgjedhjet brenda dy ditëve dhe ligji elektoral përcakton që ato të mbahen jo përpara 1 shtatorit dhe jo më vonë se mesi i shtator.

Një periudhë kjo, që përkon edhe me situatën e ndezur politike për shkak të mosmarrëveshjeve për Reformën në Drejtësi brenda koalicionit qeveritar.

Top Channel