Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme kodrën përballë fshatit Maminas që ndodhet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Personi që na i dërgoi pamjet nëpërmjet rubrikes “Ti Raporton” bën me dije se nën flakë u gjend një sipërfaqe e gjerë toke e mbjellur me pemë ulliri.

Nuk ka ende të dhëna nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo nëse flaka është shkaktuar si pasojë e temperaturave të larta në vend.

Top Channel