Publikon foto të penisit të tij, basketbollisti amerikan: Ngatërrova buton

01/08/2016 00:00

Fundjavën e kaluar, basketbollisti i Golden State Warriors, Draymond Green publikoi në Snapchat një fotografi të penisit të tij, të cilën e hoqi pas 10 minutash. Fillimisht, ai tha se profili i tij ishte sulmuar nga hakerat, por më pas nuk e fshehu të vërtetën.

I pyetur nga gazetarët në Hjuston, aty ku gjendet i grumbulluar ekipi amerikan i basketbollit në kuadër të “Rio 2016”, Green tha: “Kërkoj falje. Nuk ishte diçka që doja të bëja. Doja ta çoja si mesazh privat dhe ngatërrova buton. Të gjithë jemi një klikim larg publikimit të diçkaje që nuk duhet në site që nuk duhet. Kjo më ndodhi edhe mua”.

Draymond Green është një nga basketbollistët më të mirë të Golden State Warriors, skuadrës kampione në NBA në sezonin 2014-2015.

Top Channel