Tenis, Novak Djokovic fiton “Rogers Cup”
01/08/2016 00:00
Novak Djokovic, tenisti numër 1 i botës, fitoi në orët e vona të së dielës (me orën shqiptare) trofeun e tij të 30 Masters në karrierë.
Serbi mundi në finalen e “Rogers Cup”-it kanadez japonezin Kei Nishikori 2-0 (6-3 dhe 7-5). Finalja zgjati 1 orë e 22 minuta.
Ky është trofeu i katërt që Djokovic fiton në tokën kanadeze dhe e teta radhazi ndaj Nishikorit.
Për t’u përmendur fakti që Djokovic e kryeson renditjen e ATP-së prej 108 javësh tashmë.
Top Channel