Të mundësh hepatitin C

31/07/2016 00:00

Mjekët konfirmojnë se medikamentet e reja antivirale të cilat kanë hyrë dhe në Shqipëri falë rimbursimit, çrrënjosin virusin e hepatitit C nga organizmi i njeriut.

Adriana Babameto, shefe e shërbimit të gastrohepatologjisë, shprehet: “Me futjen e medikamenteve të reja me veprim të drejtpërdrejtë për trajtimin e infeksioneve nga hepatiti C është arritur një përgjigje e qëndrueshme për çrrënjosjen e virusit dhe kjo përgjigje është në një shkallë shumë të lartë: 97% e rasteve”.
 
Në shërbimin e gastrohepatologjisë në QSUT janë trajtuar me këto medikamente për tre muaj 13 pacientë, tek të cilët më pas ngarkesa virale ka rezultuar negative.

“Jo vetëm që shuhet i gjithë aktiviteti biokimik në gjak, por edhe në mëlçi dhe është treguar që ka qetësuar inflamacionin e sëmundjes”, shton Babameto.

Sipas Babametos, medikamenti antiviral me të cilin po trajtohen pacientët është i kushtueshëm, ndërkohë që kërkesat janë të larta. Vetëm për një pacient me hepatit C trajtimi një vit më parë ka kushtuar afro 60 mijë euro. Këtë vit, një cikël trajtimi është ulur në 25-30 mijë euro dhe do të trajtohen 25 pacientë.

Top Channel