Videoja daton në vitin 2014, por është rikthyer sërish të jetë virale për faktin se është xhiruar frika e tmerrshme që i ka shkaktuar një peshkaqen i madh një gruaje në një akuarium të Uashingtonit, aty ku ajo kishte shkuar së bashku me familjen.

Gruaja troket në akuariumin e peshkaqenit disa herë derisa papritur shfaqet grabitqari duke notuar me shpejtësi drejt saj me gojë hapur dhe vrulli i tij bën që ai të godasë akuariumin dhe ta krisë atë. Zonja, e kapur nga paniku, rrëzohet në tokë.

Pasi e merr veten, i shpjeguan se ishte viktimë e një shakaje nga nipat e saj. Akuariumi ishte në fakt vetëm një replikë kinematografike dhe aty nuk kishte asnjë peshkaqen.

Top Channel