Luiza Gega nderohet nga Ministria e Mbrojtjes

31/07/2016 00:00

Nënkampionia e Evropës në 3000 m me pengesa, Luiza Gega është nderuar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kolegët e saj në këtë ministri me Medaljen e Mirënjohjes për kontributin e dhënë në shërbim të lartësimit të figurës së ushtarakut.

Pasi e kanë vizituar Luizën në fshatin turistik të Dardhës, aty ku ajo po stërvitet për Lojrat Olimpike “Rio 2016”, ministrja Kodheli siguroi se mbështetja e institucionit që ajo drejton do të vazhdojë të jetë maksimale dhe e konsideroi Luizën si përfaqësuesen më të denjë të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura shqiptare.

Luiza Gega, e cila është dhe flamurmbajtësja shqiptare në “Rio 2016”, fitoi medaljen e argjendtë në 3000 m me pengesa në Evropianin që u zhvillua pak ditë më parë në Amsterdam.

Top Channel