Liverpuli zbret me këmbë në tokë Milanin, 2-0 në miqësoren e SHBA-ve

31/07/2016 00:00

Milani duket se është zgjuar nga “ëndrra” e bukur, që përjetoi pas fitoreve me Bordonë dhe Bajernin, e pas vetëm 3 ditësh zbret me këmbë në tokë, duke u mposhtur për herë të parë gjatë këtij sezonin veror nga Liverpuli.

Konkretizimi dhe personaliteti i parë ndaj gjigantëve gjermanë të mërkurën i lanë vend një spektakli tepër të pakëndshëm, ku kuqezinjtë lanë shumë për të dëshiruar ndaj një kundërshtari tepër brilant në aspektin atletik, madje edhe me ide më të qarta si “The Reds”.

Zero goditje ndaj portës kundërshtare, teksa edhe në ato pak raste që arriti të krijonte, gjuajtjet përfunduar gjithnjë jashtë. Tashmë duket se nevojitet më shumë qetësi, ashtu siç ishte e nevojshme të ruhej qetësia edhe pas fitores ndaj Bajernit. Megjithatë alibitë nuk mungojnë dhe mësohet se Montella ka pasur vetëm të premten në dispozicion për të përgatitur këtë sfidë ndaj britanikëve, pas një udhëtimi prej 3 orësh e gjysmë.

Ndeshja e zhvilluar në Charlotte përfundoi 2-0 për Liverpulin, që dominoi jo vetëm me rezultat, por edhe në fushën e lojës me zotërimin e topit. Gjithsesi, krahasuar me ndeshjen ndaj Bajernit, trajneri i Milanit preferoi një rotacion, qoftë për të shlodhur lojtarët, ashtu edhe për të vlerësuar ata që nuk kishin luajtur deri në këtë ndeshje.

Top Channel