Kukës, kapet shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

31/07/2016 00:00

Policia Kufitare e Morinës ka mundur të arrestojë një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasin kosovar Mentor Jusufi, 38 vjeç, banues në Prishtinë, arrestimi i të cilit është bërë me qëllim ekstradimin.

Ndalimi i tij është bërë për shkak se organet e drejtësisë në Zvicër kanë lëshuar një urdhërarresti ndaj tij më 23 qershor të këtij viti, pas akuzave për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, parashikuar në Kodin Penal zviceran.

Në Zvicër, shtetasi kosovar rrezikon deri në 10 vite heqje lirie, ndërkohë që materialet për të i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprimet e mëtejshme.

Top Channel