SHBA, të shtëna në Austin të Teksasit. Një e vdekur, 3 të plagosura

31/07/2016 00:00

Dy episode dhune në Austin të Teksasit i kanë kushtuar jetën një gruaje të re, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur, që të treja femra sipas raporteve në media.

Policia dha alarmin e u kërkoi njerëzve t’i qëndrojnë larg qendrës së qytetit pas të shtënave të regjistruara atje.

27-vjeçarja vdiq nga goditja me plumb në kokë, një tjetër është në gjendje të rëndë, ndërsa dy gra mësohet të jenë qëlluar me thikë. Njerëzit i ka përfshirë paniku e janë shtyrë të largohen kush e kush më parë.

Nuk është e qartë për momentin nëse agresori është vënë nën kontroll nga policia.

Top Channel