Manjani: Prokuroria ka detyrën të vlerësojë provat

30/07/2016 00:00

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kërkuar që të mos nxitohet në daljen e përfundimeve për rastin e ndodhur të shtunën në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Ai ka kujtuar se vetëm Prokuroria e Shtetit është ajo që konfirmon të vërtetën për ngjarjet kriminale dhe ka detyrën që të vlerësojë provat.

“E vërteta mbi çdo ngjarje kriminale që ndodh konfirmohet vetëm nga Prokuroria e Shtetit! Ajo ka detyrën të vlerësojë çdo provë!”, ka shkruar Manjani në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

Top Channel