Lija e gjedhëve, vijon procesi i vaksinimit për 80 mijë krerë në Elbasan

30/07/2016 00:00

Zbulimi kohë më parë i katër vatrave të dyshuara të lijës së gjedhëve në qarkun e Elbasanit ka bërë që Ministria e Bujqësisë të shtojë masat për vënien nën kontroll të kësaj sëmundje e cila paraqet rrezikshmëri edhe për njeriun nëse konsumon mishin e kafshës së sëmurë.

Drejtoria e Bujqësisë e mbështetur nga Shërbimi Veterinar kanë nisur vaksinimin e të gjithë gjedhëve në qark. Rreth 80 mijë krerë në të gjithë Qarkun e Elbasanit do t’i nënshtrohen vaksinës kundër dermatozës nodulare të gjedhit.

Vaksinimi i të gjithë gjedhëve vjen pas masave paraprake që u morën për mbylljen e tregjeve të gjësë së gjallë dhe ndalimin e lëvizjeve të kafshëve nga njëra fermë në tjetrën.

Top Channel