Lojërat Olimpike, Rio pret mbi 10 mijë sportistë

30/07/2016 00:00

Brazili hyn në historinë e Lojërave Olimpike si i pari vend amerikanolatin që organizon ngjarjen më të rëndësishme sportive. Në Rio de Janeiro do të jenë mbi 10 mijë sportistë që do të garojnë për të fituar medaje si në Lojërat Olimpike dhe në ato paraolimpike.

Do të jenë gjithsej 306 medalje që do të shpërndahen gjatë këtyre Lojërave në disiplina që do të zhvillohen në rajonet e Barres, Deodoros, Maracanase dhe Copacabanes.

Parku Olimpik dhe Paraolimpik në Barra ka një sipërfaqe prej 1.18 milionë m2 dhe në këtë zonë do të zhvillohen garat e 16 disiplinave sportive ku përfshihen ndeshjet e basketbollit, vaterpolos, tenisit dhe garat e çiklizmit në pistë.

Ndërsa në Copacabana ndër të tjera do të zhvillohen garat e triatlonit, ajo e varkave me vela, ndeshjet e volejbollit të plazhit etj. Dhe gjithçka do të ndodhë me imazhin e malit Sugar Loaf e sidomos atë të statujës së Krishtit, simboli i qytetit të Rio de Janeiros.

Top Channel