Flaka olimpike “pushton” Rion

30/07/2016 00:00

Pishtari i flakës olimpike pushtoi shtetin e Rios për t’’ afruar akoma më shumë stadiumit “Marakana” ku më 5 gusht do të mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike.

Gjatë kësaj jave, pishtari i flakës olimpike vizitoi ishujt Ilja Bela dhe Angra ku nuk mund të mungonin tifozët e shumtë. Në Ilja Bela, pishtari i flakës olimpike u mbajt nga çiklisti i disiplinës së Mountain Bike, Edivaldo Kruz, i cili theksoi se për atë ky ishte një moment i veçantë.

“Jam i nderuar që jam në qytetin tim duke marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe në këtë rrugëtim të flakës olimpike duke përfaqësuar të gjithë sportistët”, tha Cruz.

Pishtari olimpik do të përshkojë në total 20 mijë kilometra të territorit brazilian përpara mbërritjes në qytetin e Rio De Janeiros për lojërat që do të nisin javën e ardhshme.

Top Channel