United, 90 mln euro nga fanela e Ibrës

30/07/2016 00:00

Në Manchester ka shpërthyer Zlatan-mania. Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik “The Sun”, në vetëm 1 javë. Skuadra e Manchester United ka shitur të gjitha fanelat me numrin 9 të suedezit, fanelë të cilën ai ia rrëmbeu Martial pas polemikave.

Gjithnjë sipas “The Sun”, të ardhurat e fituara nga “Djajtë e Kuq” nga shitja e fanelës së 35-vjeçarit arriti deri në 90 milionë euro. Në dyqanet zyrtare të Manchester United çmimi i fanelës së Ibrahimovic është 105 euro që do të thotë se në total janë shitur 800 mijë fanela.

Mbetet vetëm që këto shifra të çmendura të konfirmohen. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë shifra e mbi 120 milionë eurove që Manchester United do të derdhë për blerjen e Pogbasë do të duket e parëndësishme.

Por jo vetëm kaq, nëse shitja e fanelave te “djajve të kuq” do të vijojë me këto ritme, atëherë Manchester United pritet të marrë vendin e parë përsa u përket shitjeve vjetore të fanelave, pozicion të cilin sezonine kaluar e mbajti Barcelona me 3.6 milionë fanela të shitura.

Top Channel