Ngjarja në burgun e Shënkollit: MD: Një i vdekur, zjarrvënie aksidentale

30/07/2016 00:00

Ministria e Drejtësisë dha sqarime për dy ngjarjet e ndodhura në burgjet e Shënkollit dhe atë të Vaqarrit. Në lidhje me rastin e parë, ministria thotë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie aksidentale, ndërsa është gjetur i asfiksuar pa shenja jete i paraburgosyri F. Sula.

“Ministria e Drejtësisë informon se sot rreth orës 16:00 në IEPV Lezhë është vënë re prezencë zjarri në njërën nga qelitë e këtij insitucioni. Forcat zjarrfikëse dhe policia e burgjeve kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e zjarrit”, thuhet në deklaratë.

“Në vendngjarje është gjetur i asfiksuar dhe pa shenja jete i paraburgosuri F. Sula. Dyshimet paraprake lidhen me një zjarrvënie aksidentale si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi për gatim. Hetimet vijojnë për të përcaktuar detajet e mëtejshme të ngjarjes”, vijon deklarata e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Manjani dhe autoritet e sistemit penitenciar po e ndjekin me vëmendje ngjarjen. Sipas ministrisë, gjendja momentalisht po shkon drejt normalitetit ndërsa janë marrë të gjitha masat në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për mbajtjen nën kontroll të plotë të situates.

Top Channel