Misioni arkeologjik italo-shqiptar në Hadrianopol dhe Luginën e Drinos përfundoi punimet. Objektiv i kërkimeve gjatë këtij viti ka qenë kompletimi i të gjitha ndërhyrjeve të nisura që në vitin 2010 në zonen e teatrit.

Aktivitetit të gërmimit ju bashkangjit edhe ai i restaurimit me vazhdimësi të punimeve të nisura që në vitet e shkuara.

“Sivjet në Antigone u realizua një studim gjeo-fizik që na jep mundësinë që në vitin e ardhshëm të realizojmë ndoshta elementë të rinj ariktekturorë për rritjen e impaktit turistik të Antigonesë”, deklaroi Prof. Dr. Dhimitër Condi, bashkë-drejtor i misionit.

Përveç mbrojtjes dhe vlerësimit u programua edhe organizimi i prezantimit të guides së re turistike për sitet e Antigonesë, Hadrianopolis dhe Gjirokastrës si dhe vendosja e paneleve informuese.

“Ka edhe një hapësirë tjetër ndryshe nga misionet e tjera edhe bashkëpunimi me faktorin lokal për ta vënë siten arkeologjik në funksion të turizimit dhe të zhvillimit ekonomik lokal. Misioni arkeologjik është një mision shumëdimensional që operon jo vetëm në gërmime, por edhe në apsketin akademik”, u shpreh Teodor Bilushi, konsulli italian i nderit në Gjirokastër.

Ky projekt hedh hapin e parë në ndërkombëtarizimin e titujve të studimit në Universitetin e Gjirokastrës që lidhen direkt me integrimin europian të programeve studimore, kërkimore dhe të punësimit.

Top Channel