Dorëhiqet drejtori i TKOB, Ilir Kerni

30/07/2016 00:00

Ilir Kerni ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit. Vetë Kerni nuk ka dashur të komentojë arsyet për të cilat ka ndërprerë punën e tij në mes, pasi ai ka qenë duke punuar për kalendarin e sezonit tjetër artistik.

Më herët Kerni ka shprehur pakënaqësi për buxhetin e akorduar institucionit që ai drejtonte. Njoftimi për largimin e tij është bërë zyrtar pasditen e së shtunës.

Ilir Kerni ka mbajtur postin e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit që prej vitit 2013, menjëherë pas lirimit nga detyra të Zhani Cikos.

Gjatë kohës që ai ka qenë në krye të këtij institucioni, emra të rëndësishëm si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu apo Shkëlzen Doli kanë qenë pjesë e skenës së operas.

Top Channel