Lezhë, shpërthen bombola e gazit në burgun e Shënkollit, një i vdekur

30/07/2016 00:00

Zjarri përfshiu një qeli paraburgimi në burgun e Shënkollit në Lezhë pasditen e së shtunës. Ngjarja ka ndodhur në një nga qelitë e paraburgimit rreth orës 16:00. Si pasojë e flakëve, i paraburgosuri Flamur Sula konfirmohet se ka humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë u plagosën.

Ministria e Drejtësisë konfirmoi zyrtarisht ngjarjen nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ku thuhet se zjarri ka qenë aksidental dhe se viktima u gjet i asfiksuar në qelinë e tij.

Të plagosurit shkuan menjëherë në spitalin e Lezhës. Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie dhe zjarrfikëse që ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Dyshimet paraprake lidhen me një zjarrvënie aksidentale për shkak të shpërthimit të një bombole gazi për gatim.

Menjëherë pas ngjarjes situata në ambientet e burgut ka qenë kaotike ndërsa të burgosurit e tjerë u nxorën jashtë qelive dhe u mbajtën për disa orë në dhomat e ajrimit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel