Dukagjin, asgjësohen mbi 9000 rrënjë kanabis

30/07/2016 00:00

Pas një operacioni të koduar “PULT 2016” Policia e Shkodrës ka bërë të mundur asgjësimin 9285 rrënjë kanabis sativa në zonën e Dukagjinit në një terren tepër të vështirë malor.

Nga kontrolli i ushtruar nga policia në zonën e Pultit gjatë dy ditëve të fundit janë asgjësuar në 75 parcela 9285 bimë te dyshuara kannabis sativa, ndërkohë që vazhdon puna e policisë në identifikimin e kapjen e autorëve.

Ndërkohë, sipas policisë në ndryshim nga vitet e mëparshme, autorët që kanë kultivuar këto bimë, kanë ndryshuar “modus operandi”, duke mbjellë në zona shumë të zgjeruara “mini parcela” për të ulur mundësitë dhe krijuar vështirësi në gjetjen e tyre për shkak terrenit të tepër të vështirë malor.

Policia bën të ditur se do të vijojë ne zbulimin e sipërfaqeve ku janë kultivuar bimë narkotike si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, nxitësve dhe organizatorëve.

Top Channel