F1, Rosberg niset i pari në Çmimin e Madh të Gjermanisë

30/07/2016 00:00

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Gjermanisë kanë rezultuar një luftë brenda skuadrës Mercedes,ku në fund doli gjermani Rosberg fitues ndaj Hamilton duke vendosur “pole position”.

Hamilton nuk arriti të thyente kohën e shokut të tij të skuadrës, por siguroi vendin e dytë për garën e nesërme. Menjëherë pas kampionit britanik do të nisen dy makinat Red Bull, me Ricciardo Verstappen të tretin e pas tij Max Verstappen.

Vetëm vendi i pestë dhe i gjashtë për dy makinat Ferrari, me Raikkonen e Vettel. Ky ishte “pole position” i dytë radhazi, ndërsa i pesti këtë sezon.

Gara e Çmimit të Madh të Gjermanisë do të nisë në orën 14:00 ditën e nesërme dhe do të trasmeton në Top Channel.

Top Channel