Policia e Shtetit përgënjeshtron PD për vëllain e Xhafajt 

30/07/2016 00:00

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar deklaratën e Partisë Demokratike, ku thuhej se vëllai i Fatmir Xhafajt është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe se për të ka ardhur në Shqipëri një kërkesë ekstradimi nga ana e Venezuelës.

Policia e Shtetit konfirmon se nuk ka asnjë urdhër-kërkimi apo urdhër-arresti për shtetasin e përmendur në deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike.

Në deklaratën e policisë thuhet se nga kontrolli i plotë dhe i hollësishëm ‎në sistemin e kërkimit të Interpol nuk figuron asnjë material, kërkesë për informacion, verifikim apo urdhër arresti nga asnjë zyrë homologe për shtetasin Agron Xhafa.

Policia e Shtetit fton Partinë Demokratike të ndalë abuzimet.  Në rast se PD kërkon të vërtetën, është e ftuar t’i drejtohet autoriteteve, te cilat janë të gatshme në çdo kohë për të ofruar informacionin e kërkuar.

Top Channel