Atletico Madrid ia beson sulmin francezëve

30/07/2016 00:00

Antoine Griezmann është ylli i ekipit te Atletico Madrid, por finalsitët e Champions League zyrtarizuan edhe transferimin e një tjetër sulmuesi francez, Kevin Gameiro.

Sulmuesi 29-vjeçar kaloi një sezon fantastik te Sevilla, duke arritur të fitojë edhe Europa League, ndërsa tashmë ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me Atletico-n.

Shuma e trasferimit të sulmuesit ende nuk është bërë publike, ndërsa ekipi i ri i ka uruar mirëseardhjen Gameiro-s me një postim në “Twitter”.

Edhe këtë sezon, Atletico pritet të një jetë rivalja kryesore e Barcelonës dhe Realit, por tashmë me një sulm të përbëra nga dyshja franceze Griezmann-Gameiro.

Top Channel