Hajduti e pëson nga një superfemër me bikini

30/07/2016 00:00

Mikaela Kellner, është oficerja e policisë suedeze, që së fundmi është bërë protagoniste e një arrestimi fantastik në një park të Stokholmit, ndërsa ishte me bikini duke marrë rreze dielli nën shoqërinë e miqve të saj.

Një person ishte afruar tek Mikaela dhe shoqja e saj gjoja për t’u shitur revista, por me shpejtësi ai i kishte rrëmbyer vjedhur telefonin shoqes së oficeres. Por ky ishte një veprim i pamenduar mirë nga ky hajdut, i cili në këtë rast kishte zgjedhur njeriun e gabuar për të kryer vjedhjen.

Kur e kuptoi se i kishin vjedhur telefonin, Mikaela Kellner e ndjek hajdutin dhe e arrin ta kap atë duke e hedhur përtokë. Një patrull e policisë u njoftua më pas dhe hajduti përfundoi në burg.

Më shumë se 9 mijë pëlqime ka marrë në “Instagram” fotoja e publikuar nga Mikaela në momentin kur ajo kishte arritur të neutralizonte hajdutin, ndërsa ishte me bikini.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel