Erdogani ‘fal’ ofenduesit, përfitojnë 2 mijë vetë

30/07/2016 00:00

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan njoftoi pushimin e të gjitha çështjeve për personat që akuzohen se e kanë ofenduar atë. Erdogan tha se ky vendim i tij u frymëzua nga uniteti që shfaqën qytetarët gjatë dhe pas grushtit të dështuar të shtetit.

Autoritetet turke thonë se nga ky vendim i Presidentit do të lirohen nga akuza e ofendimit mbi 2 mijë persona.

“Do të tërheq të gjitha paditë që kanë të bëjnë me ofendimet dhe mungesën e respektit ndaj meje”, tha Erdogan.

Duke folur nga pallati presidencial, Erdogan u shfaq i zbutur në qëndrimet e veta edhe për vendet perëndimore, që i ka kritikuar jo pak që pas përpjekjes ushtarake për të rrëzuar atë.

Ai akuzoi gjeneralin amerikan, Joseph Votel se po mbante anën e puçistëve pas deklaratës së ushtarakut të lartë amerikan se burgosja e disa drejtuesve kryesorë të ushtrisë turke po vinte në rrezik bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.

“Disa njerëz po na japin këshilla. Thonë se janë të shqetësuar. Shikoni punët tuaja! Asnjë person nga Bashkimi Europian apo Perëndimi nuk i ka ofruar ngushëllime Turqisë. Këto vende, këta udhëheqës që janë të shqetësuar për puçsitët, nuk mund të jenë miqtë tanë”, u shpreh ai.

Top Channel