Kosovë, tryezë për bashkëpunimin me Maqedoninë mbi axhendës europiane

29/07/2016 00:00

Zëvendësministri i MIE-së, Ramadan Ilazi, ka pritur delegacionin e lartë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga Arber Ademi, zëvendëskryeministër përgjegjës për Integrim Europian.

Në palën kosovare merrnin pjesë edhe zv.ministri i MAPL-së, Bajram Gecaj, si dhe zv.ministri i MMPH-së, Ferat Shala, ndërkohë që delegacionin maqedonas e kompletonte Shiret Elezi, ministre e Vetëqeverisjes Lokale, dhe Bashkim Ahmeti, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjatë takimit, delegacionet diskutuan ecurinë e axhendës europiane të të dy vendeve respektive, si dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën e legjislacionit të BE-së, zbatimit të MSA-së, si dhe implementimit të fondeve të BE-së.

Në veçanti, delegacionet diskutuan mbi potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në kuadër të zbatimit të fondeve ndërkufitare të BE-së, apo “Cross Border Cooperation” (CBC).

Dy delegacionet vlerësuan lart bashkëpunimin politik dhe teknik ndërmjet dy qeverive dhe dhanë mbështetje të plotë politike për intensifikimin e mëtejshëm të shkëmbimit të informacionit dhe përvojave.

Top Channel